Ish-futbollisti i njohur, Sergio Koke është arrestuar nga policia spanjolle, së bashku me vëllain e tij me akuzën e trafikut të drogës, shkruan Periskopi, përcjellë gazeta Koha.
Sergio Koke ka mbrojtur ngjyrat e Malagas dhe Rayo Vallecanos në La Liga, Marsejes dhe Sportingut. Në momentin e arrestimit, futbollisti ishte në shtëpinë e tij në Estepona.
Në operacionin e ditës së sotme, autoritetet spanjolle kanë kapur një ton hashash dhe janë arrestuar 20 persona. (koha.mk)