Ish-futbollisti i Interit nuk zbaton rregullat, Parma merr masa ndaj sulmuesit

Rregullat në një klub futbolli janë shumë strikte, megjithatë lojtarët jo në pak raste përsëri i thyejnë. Ndër më të shpeshtat, është mungesa e korrektësisë në orarin e stërvitjeve. Për këtë veprim, Parma ka vendosur të marrë masa ndaj ish-futbollistit të Interit, Jan Karamoh.

Sulmuesi e kishte përsëritur disa herë këtë veprim, derisa në ditën e djeshme nuk u paraqit fare. Kështu, klubi emilian është detyruar të marrë masat pasi lojtari vazhdonte zakonin e tij. Tashmë, në ndeshjen e ardhshme, Karamoh rrezikon ta ndjekë nga stoli apo më keq nga tribuna.

“ Futbollisti pas përsëriti disa herë vonesat në stërvitje, ditën e djeshme nuk është paraqitur . Shoqëria, e cila gjithnjë vendos harmoninë e grupit para asaj individuale do të vendosë sanksione ndaj lojtarit për shkeljen disiplinore, duke i ruajtur të drejtat e tij”, shprehej në komunikimin e klubit të Parmës.