Ish-kampioni i botës në futboll Edmilson Moraes ka arritur mbrëmë në Kosovë, shkruan Gazeta Express, përcjell gazeta KOHA. Dhe, ish-futbollisti brazilian, i cili një kohë ka luajtur edhe në Barcelonë, është takuar me legjendën e boksit shqiptar, Aziz Salihu.
Dhe, “Zizit” nuk i ka munguar “grushti”, të cilin ia ka treguar ish-futbollistit brazilian.
Ndërkohë, Edmilson do ta mbajë sot një konferencë për shtyp, ku do të diskutohet për “Edmilson Camp”, i cili do të zhvillohet në Prishtinë.