Kosova do të përballet sonte ndaj Bullgarisë në ndeshjen e parë të saj në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian të vitit 2020.
Antëtari i Komitetit Ekzekutif të Federatës së Futbollit të Bullgarisë, Emil Konstadinov, duke folur per mediat vendore, ka thënë se Përfaqësuesja e Bullgarisë në ndeshjen me Kosovën duhet të ketë kujdes në mbrojtje, bën të ditur zeri.info, përcjell gazeta Koha.
“Kosova e ka një ekip shumë cilësor, prandaj ne duhet të kemi kujdes në shumë aspekte”, ka thënë Konstadinov. “Për fat të keq i kemi disa futbollistë të lënduar, ndërsa mungesa më e madhe do të jetë Chochev, por kemi futbollistë që do ta zëvendësojnë atë”, është shprehur ish-lojtari bullgar.