Fabio Rochemback ishte transferuar te Barcelona në vitin 2001, kur ishte vetëm 20 vjeç. Ai nuk ia doli të bëhej pjesë e padiskutueshme e skuadrës katalonase, por vazhdoi karrierën në Europë te Sporting Lisbona e Middelsborough në Angli. Tashmë i pensionuar nga futbolli, Rochemback 35 vjeç është arrestuar nga policia braziliane për pjesëmarrje në një ngjarje ilegale të luftës ndërmjet gjelave. Me këtë rast policia ka sekuestruar 89 ‘gjela të luftës’, dhe afër 30 mijë dollarë. Mediat braziliane raportojnë se një fermë në pronësi të Rochemback ishte bastisur në vitin 2011 dhe aty ishin gjetur disa gjela që përdoren për ‘luftë’.