Ish-futbollisti i klubit italian të Milanit, Kakha Kaladze, është zgjedhur kryetar i Tbilisit, derisa partia në qeveri, “Ëndrra Gjeorgjiane” ka fituar shumicën e ulëseve në këshillat lokale në Gjeorgji. Sipas rezultateve preliminare të shpallura sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,
Kahka Kaladze, i cili ishte kandidat i Endrrës Gjeorgjiane, ka fituar 51.13% të votave. Kandidatët e kësaj partie, po ashtu, kanë fituar më tepër se 50% të votave në qytetet, Batumi, Poti dhe Rustavi, duke iu shmangur rundit të dytë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Gjeorgjisë ka shpallur se dalja në votime në zgjedhjet e djeshme lokale ishte 45.64%.