Ajo e dinte se i dashuri po e tradhtonte teksa kishte dalë për të blerë bukën dhe në atë moment Rebecca Mountain u desh të pranonte se gjithmonë do të ishte në plan të dytë, pas karbohidrateve.
Kështu, 46-vjeçarja mori vendimin për t’u ndarë nga i dashuri i saj, Paul Manson, i cili është njëkohësisht edhe njeriu më i shëndoshë në botë, për momentin.
Britaniku Paul kaloi plotë 5 vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u njoh dhe ra në dashuri me Rebecca-n, e cila në një farë mënyrë, e mbajti gjallë. Siç tregon vajza, ata kishin një jetë seksuale mjaf aktive.
Mirëpo, pesha trupore e Paul nisi të rritej sërish ndjeshëm, ndaj atij iu desh të kthehej në Brtitaninë e Madhe, për të qenë nën vëzhgimin e mjekëve.
Duke reflektuar mbi ndarjen e tyre, Rebecca tha:
Ai ishte i gatshëm të rrezikonte marrëdhënien tonë për varësinë që kishte ndaj ushqimit”.
58-vjeçari Paul Manson, i cili ka qenë postier në Britani, konsumonte 20 mijë kalori në ditë, duke ngrënë gjashtë porcione me patate dhe hamburger tek McDonald’s si dhe nuk ndalej së konsumuari çaj me shumë sheqer.
Në vitin 2009 ai iu nënshtrua një operacioni në stomak, i cili e ndihmoi për të rënë drastikisht në peshë dhe për të pasur një jetë normale.
Pai njohu Rebeccën, Paul nisi një dietë vegjetariane, me drithëra në mëngjes e sallatë në çdo vakt. Ajo thotë se Paul humbi shumë peshë brenda pak kohe.
Të dy vendosën të ndaheshin në vitin 2015, edhe pse Paul kishte nisur të kishte një jetë normale, pas kaq shumë kohësh.
Rebecca kujton:
Shkova në shtëpi dhe gjeta një bukë të madhe në frigorifer. Patëm një debat të fortë. Më dukej se nuk po i merrte aspak në konsideratë ndjenjat e mia. Disa javë më pas ai iu kthye zakoneve të vjetra. Ai tha se ishte mërzitur nga ato që po hante dhe se donte të dyfishonte sasinë e ushqimit. Dhoma e gjumit u bë fjoma e tij e ndenjjes dhe filloi të hante edhe gjatë natës.”. Edhe pse u ndanë, Rebecca dhe Paul ngelën miq të mirë.