Ish-drejtuesi i Ferrarit nga viti 2021 në krye të Formula 1

15

Stefano Domenicali, ish-drejtori sportiv i Ferrarit, pritet të jetë presidenti i ri i Formula 1 duke nisur nga viti 2021. Lajmin e konfirmojnë mediat britanike, që shkruajnë se Domenicali do të zërë vendin e Chase Carey, që pritet të largohet nga kjo detyrë pas 4 vitesh.

Carey erdhi në krye të Formula 1 në janar të 2017-ës, kur kompania amerikane Liberty Media u bë pronare e Formula 1, pasi bleu aksionet nga Bernie Ecclestone. Aktualisht, Domenicali mban postin e administratorit të deleguar të Lamborghini, por është një njeri i vlerësuar në sportin e automobilizmit.

55-vjeçari Domenicali ka qenë në krye të Ferrarit për 7 vite, nga viti 2007, kur zëvendësoi Jean Todt deri në vitin 2014, kur dha dorëheqjen. Tashmë ai rikthehet në këtë sport si drejtues i saj.

Comments are closed.