Ish-deputeti: Zgjedhje të parakohshme, por jo në 13 tetor

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar se opozita nuk e ka ndërprerë aksionin edhe gjatë sezonit të verës. Në “Top Show”, Salinjani tha: “Kemi qenë në takime me strukturat dhe qytetarët, për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme që do të jenë shumë shpejtë”.

Duke theksuar se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë, Salianji rrëzoi 13 tetorin si datë të mundshme për këto zgjedhje. Ai nuk dha një afat se kur parashikon opozita se vendi do hyjë në zgjedhje të parakohshme.

I pyetur nëse ka lëkundje brenda kampit opozitar referuar kërkesës së LSI për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale të 13 tetorit, Salianji tha: “Nuk shoh qëndrime të ndryshe, por është qëndrim taktik i opozitës.”