Uashington, 14 shkurt -Ish-agjentja amerikane e Kundërzbulimit Monika Elfide Uit është e akuzuar për zbulimin e informacioneve sekret Teheranit. Ajo ka ikur në Iran pasi e ka zbuluar emrin e koduar dhe misioneve sekrete të një programi të Pentagonit.
Uit ka punuar për shërbimin e kundërzbulimit të aviacionit ushtarak amerikan. Prokuroria shtetërore amerikane ka theksuar se 39 vjeçarja ka ikur në Iran në vitin 2013 pasi ka marrë pjesë në tubim në Teheran, qëllimi i së cilës ka qenë “bindja e standardeve morale amerikane”.
Uit është e pakapshme për drejtësinë amerikane, si dhe katër hakerë të tjerë, të cilët sipas prokurorëve, kanë përdorë informacione të cilat ajo ia ka dorëzuar kundër ish kolegëve të saj nga bashkësia e inteligjencës amerikane.