Isco ka mirëpritur rikthimin e Zinedine Zidane, pasi ai beson se francezi është i duhuri për stolin e Real Madridit. Isco thotë se rikthimi i Zizou është një lajm i mirë për të gjithë lojtarët dhe tifozët e klubit, përcjell GazetaBlic, transmeton gazeta KOHA.
“Ne të gjithë dimë gjithçka për të; si për kohën kur ai ishte lojtar, si dhe për kohën kur ai ishte trajner. Është një lajm i mirë për të gjithë rikthimi i tij”, tha fillimisht Isco.
“Ai është rikthyer në një kohë të vështirë. Ai e do Real Madridin dhe shpresojë se ai mund të na ndihmojë që të na rikthejë sukseset. Ne duhet të kthehemi vitin e ardhshëm me vendosmëri për të fituar trofe, dhe ne tashmë po punojmë shumë për ta bërë këtë të mundshme”, përfundoi mesfushori i Real Madridit, Isco Alcorcon