Prishtinë, 3 gusht – Lideri i deritanishëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, sot, në Kuvendin e nëntë zgjedhor të LDK-së, sërish është zgjedhur për lider të partisë më të madhe opozitare në Kosovë, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.
Mustafa fitoi shumicën e votave prej 354-të pjesëmarrësve në Kuvend, të deleguar nga degët komunale të partisë.
Para fillimit të procesit zgjedhor, i cili u mbajt pas dyerve të mbyllura, Mustafa deklaroi se është koha që ky subjekt politik ta merr në duart e veta fatin e Kosovës.
Lideri i ri-i vjetër i LDK-së dhe ish kryeministri i Kosovës tha se nga ky proces zgjedhor partia ka dalë më mirë e organizuar, pasi “u paraqit me program, ide, vizion dhe qëllim”.
Mustafa shtoi se ka ardhur koha të ndalet sundimi i keq dhe skandalet të cilat po zgjasin tani dy vite.
Pas fjalimit të Mustafës, nga gazetarët u kërkua ta braktisin sallën, ndërsa Kuvendi i vazhdoi procedurat zgjedhore pas dyerve të mbyllura.