Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka mbledhur kryesinë e partisë për ta vlerësuar situatën pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.
“Kryesia vlerëson se vendi është pa Qeveri dhe kjo situatë dhe kërkon nga presidenti që të nisë takimet me subjektet politike dhe të caktojë datën e zgjedhjeve. LDK në vijëmsi ka përsëritur se është e domosdoshme të shkohet në zgjedhje të parakohshme”.
“Këto zgjedhje do t’iu mundsojnë qytetarëve të ju japin legjitimitetin një qeverie. Me keqardhje e kemi pranuar lajmin për dorëheqje”.
“Ne vlerësojmë qëndrimin e tij që të shkojë atje si person i zhveshur nga posti shtetëror e vlerësojmë edhe aktin që çdo gjë të pastrohet para një gjykate për të cilën ka vendosë Kuvendi i Kosovës”.
Presidenti nuk mund të bëjë qeveri vetë duhet të ekzistojë vullneti. Sa i përket ldk nuk pranojmë asnjë zgjidhje. Ne prej sot që vendi të jetë në zgjedhje.
“Jemi në një situatë. Tani për tani nuk i hapim zgjedhjet, kur të hymë në zgjedhje do ë vendosim edhe për zgjedhjet”.