Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur lidhur me takimin e paraparë për sot me liderin e VV-së, Albin Kurti.
Ai nuk ka pranuar se mund të ketë një takim tjetër për sot por ka lë të kuptohet se po e pret thirrjen e Albin Kurtit, njofton Klan Kosova. ”Nëse Albin Kurti lajmërohet ne do të ulemi dhe do të bisedojmë”. Ndryshe, sot është raportuar për një takim në nivel të liderëve, mirëpo, që ky lajm është mohuar nga dy partitë. Kurti dhe Mustafa nuk janë parë që nga java e kaluar, kur edhe u konfirmuan edhe njëherë dallimet për postin e presidentit.