Paraqitja e Glauk Konjufcës në Pressing të T7 është vlerësuar problematike dhe ofenduese nga zyrtarët e LDK-së. Si rezulatat, para pak minutash kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka anuluar takimin e planifikuar për ditën e mërkurë me Kurtin.
Konjufca ka deklaruar sot se VV-ja nuk e jep postin e presidentit dhe ka kritikuar LDK-në se po sillet si parti e barabartë. Zyrtarë të tjerë të LDK kanë reaguar pas kësaj paraqitje të Konjufcës. Deputeti Konjufca ka thënë se oferta e VV-së ndaj LDK-së për bashkëqeverisje ka të bëjë me ndarjen e ministrive në mënyrë të barabartë. “Propozimi jonë është ndarja e ministrive 5 me 5. Ky është kompromisi jonë. Ndarja e ministrive 5 me 5 dhe kryeministri për kryeparlamentarin. Presidenti i padiskutueshëm”,ka thënë Konjufca.