“Irma” është dy herë më i fortë se gjithë bombat e përdorura në Luftën e Dytë (FOTO)

Uragani Irma ka një fuqi rekord. Ai ka një fuqi rreth dy herë më shumë se të gjitha bombat e përdorura në Luftën e Dytë Botërore, thonë ekspertët. Louis Uccellini, drejtor i Shërbimit Kombëtar të Motit, tha se ishte i shqetësuar për Floridën deri në bregun lindor të Karolinës së Veriut, duke filluar nga Florida Keys. Ai paralajmëroi se “të gjitha rreziqet që lidhen me këtë stuhi” do të jenë të frikshme. Eksperti i uraganëve Kerry Emanuel i MIT llogarit se Irma mban rreth 7 trilionë watt – dy herë më shumë se energjia e të gjitha bombave të përdorura në Luftën e Dytë Botërore. Deri tani, stuhia ka vrarë të paktën tetë vetë dhe ka lënë 23 të plagosur në territoret e ishujve francezë, ka thënë ministri i brendshëm francez. “Kjo nuk është, deri tani, një shifër definitive … nuk kemi kontrolluar të gjitha pjesët e ishullit”, tha prefekti Guadeloupe Eric Maire, duke shtuar se numri i të vdekurve do të rritej në orët e ardhshme.