Dublin, 28 mars – Irlandezët do të votojë në referendum më 25 maj nëse do ta liberalizojnë Ligjin për abort, njoftoi sot qeveria. Me këtë irlandezët për herë të parë pas 35 vitesh do të mund ta reformojnë njërin nga ligjet më rigoroz në botë.
Aborti për një kohë të gjatë është temë e “nxehtë” në Irlandën konservative katolike, ku ndalesa e plotë është hequr në vitin 2013, kur ndërprerja e shtatzënisë lejohet vetëm në rast se jeta e nënës është ne rrezik.
Votuesit do të pyeten se a duan të hiqet amendamenti i tetë i Kushtetutës, i futur në vitin 1983, për tu siguruar e drejta e barabartë për jetën e nënës dhe të foshnjës së porsalindur dhe t’i mundësohet Kuvendit të vendos një Ligj për këtë problematikë.