Supermodelja ruse Irina Shayk dhe aktori Bradley Cooper janë në pritje të fëmijës së parë. 30-vjeçarja tregoi barkun e saj në mbrëmjen e së mërkurës në pistën e “Victoria’s Secret”. Çifti është bashkë që nga maji i vitit 2015. Irina para lidhjes me Cooperin ishte në lidhje të gjatë me yllin e futbollit Cristiano Ronaldo, ndërsa aktori më 2007 u shkurorëzua nga aktorja Jennifer Esposito.