Edhe pse shumë besojnë se bëhet fjalë vetëm për aktrim, nuk mund të diskutohet se Bradley Cooper dhe Lady Gaga i kanë dhënë medias dhe publikut material se janë në lidhje intime. Ndaj gjithë kësaj nuk ka mbetur indiferent Irina Shayk, e cila nuk e përcjellë më Lady Gaga në Instagram.
Ndërprerja e ndjekjes në Instagram nuk do të kishte tërhequr shumë vëmendjen sikur të mos bëhej fjalë për Irina dhe Gaga që janë nën syrin vigjilent të publikut në trekëndëshin e dashurisë me Bradley Cooper, transmeton KosovaPress.
Irina deri më tani nuk është deklaruar rreth lidhjes midis Gaga dhe Cooper, por burimet thonë se asaj i është mbushur koka nga thashethemet dhe spekulimet, dhe mezi po pret që e gjithë gjendja të marrë fund.