Shkup, 22 shkurt – Akuzat e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe kryetarit të saj se ndërmarrja Publike ”Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura” është financues i partisë politike Bashkimi Demokratik për Integrim, janë të pavërteta dhe dashakeqe.
Kryetari i këtij komisioni Igor Tanturovski duke dashur t’a mbulojë punën e tij jo efikase, por edhe të komisionit në përgjithësi, nëpërmjet informatave të pavërtetave para opinionit publik mundohet të arsyetojë pagat e tyre mujore.
Dëshmi se ky komision shtetëror nuk din t’i lexojë në mënyrë të drejtë janë edhe dokumentet dhe vërtetimet e mia të dorëzuara në formë të shkruar deri te ata me të cilat jap pëlqim që një pjesë e rrogës sime mujore të shkojnë në formë donacioni për BDI-në,
Në shkresën time deri te komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit e kam dërguar si dëshmi të shkruar në letër me të cilin vërtetoj se 5 për qind nga të ardhurat e mia personale mujore, përkatësisht të rrogës sime të shkojnë si donacion për BDI-në, e jo mjetet financiare të ndërmarrjes Publike në të cilën jam drejtor, ashtu siç po mundohet të prezantojë ky komision i cili me informata të pavërteta mundohet t’a arsyetojë jo efikasitetin e punës së saj para opinionit.
Vallë, a duhet këtij komisioni t’i tregojmë se si dhe ku i shpenzojmë të ardhurat tona personale. Njëherit për shkak të njollosjes të dinjitetit tim personal kundër komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit dhe kryetarit të saj do të ndërmarrë masa adekuate juridike dhe do të ngre padi penale.
Njëkohësisht me përgjegjësi të plotë morale deklaroj dhe vërtetoj se në punën time të deritanishme si drejtor i NP HM Infrastruktura në asnjë rast nuk e kam keqpërdorur buxhetin e kompanisë për ta financuar partinë apo për ndonjë punë tjetër joligjore.
Në vazhdim u sjell si dëshmi raport nga të ardhurat e mia personale me të cilat vërtetohet se 5 për qind nga të ardhurat e mia shkojnë si donacion për BDI-në.