Irena Joveva: Shpresoj që së shpejti Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat

Strasburg, 19 dhjetor – Përfaqësuesit e të dyja delegacioneve – pjesëmarrës në Komitetin e Përzier Parlamentar BE – Republika e Maqedonisë së Veriut, janë të kënaqur nga ajo që është punuar dhe nga rekomandimet e miratuara që do të dërgohen deri te institucionet kompetente në vend dhe BE, transmeton gazeta KOHA.

Deputetja Sonja Mirakovska, e cila është bashkëkryetare e Komitetit të Përzier Parlamentar, është e kënaqur nga debati dhe beson se rekomandimet do të zbatohen shpejt.

“Patëm në të vërtetë një dialog konstruktiv në bazë të së cilës i miratuam rekomandimet të cilat janë të shkëlqyeshme për ne. Ndjehej miqësia e kolegëve të PE-së dhe dëshira e tyre që sa është e mundur më shpejt t’i fillojmë negociatat dhe kjo është reflektuar në rekomandimet. Besojmë se këto rekomandime të dërguara në institucionet e BE-së dhe të Republika e Maqedonisë së Veriut do të zbatohen shpejt”, deklaroi Mirakovska.

Advertisements

Eurodeputetja sllovene Irena Joveva, e cila është zëvendëskryetare e Delegacionit të PE-së për marrëdhënie me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe e cila ka origjinë maqedonase, i përshëndeti anëtarët e delegacionit kuvendor në gjuhën maqedonase, e cila është njëra ndër gjuhët zyrtare të Komitetit të Përzier me kabinë të veçantë të përkthyesve, së bashku me gjuhët e tjera zyrtare të vendeve-anëtare të BE-së.

“Shpresoj se do të vazhdojmë herën tjetër në Shkup. Në fillim thash se shpresoj  se kur do të mbahet Komiteti i Përzier i ardhshëm BE-Republika e Maqedonisë së Veriut, Maqedonia e Veriut do të jetë veçse vend i cili i ka filluar negociatat për anëtarësim në BE”, deklaroi Joveva.

Komiteti i Përzier i ardhshëm  duhet të mbahet në Maqeoninë e Veriut.(koha.mk)