Një fytyrë e bukur mbështjellë nga flokët e verdhë, të brendshme të zeza dhe me një cigare shumë speciale ndër gishta. Ireland Baldwin është bërë protagoniste e një klipi të East.Channel, në të cilën ajo tymos marijuanë. E bija e aktorëve të famshëm të Hollivudit, Kim Basinger dhe Alec Baldwin do të shpalosë të gjithë sharmin e saj me një veshje shumë seksi. Ajo është shumë provokuese në çdo lëvizje të saj, por në fund ajo sqaron që është vetëm për qëllime terapeutike.