Ushtria e Izraelit tha se forcat iraniane kanë hedhur raketa në pozicionet e saj në Lartësitë e pushtuara Golan. Ajo tha se rreth 20 raketa janë hedhur nga Garda Revolucionare e Iranit, mëngjesin e sotëm dhe se disa prej tyre janë parandaluar nga caku. Ditë më parë, Izraeli ka thënë se ka vënë re “aktivitete të parregullta” të forcave iraniane në rajon. Izraeli i ka vënë trupat në Lartësitë Golan në gatishmëri të lartë dhe ka kërkuar nga civilët të gjejnë strehim. Forca e Mbrojtjes e Izraelit tha se, në përgjigje, ka qëlluar dhjetëra objekte iraniane me sulme ajrore. Agjencia siriane e lajmeve Sana tha se raketat izraelite janë rrëzuar në jug të Homsit, por shtoi se një depo e armëve dhe një instalim radari janë goditur.