Teheran, 22 korrik – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Iranit Abas Araçki shprehu nderime për drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (ANEB) Jukia Amano, i cili ndërroi jetë sot.
“Ngushëllimet e mia të thella. Kishim bashkëpunim shumë të afërt. Jam falënderues për ngjarjen e tij të aftë dhe profesionale e cila rezultoi me përfundimin komplet të marrëveshjes për armë bërthamore”, bëri të ditur Araçki në Tuiter.
Ai mori pjesë në negociatat për marrëveshjen për armë bërthamore mes Iranit dhe forcave botërore në vitin 2015.
Amano ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare, ndërsa në kohën e fundit kishte shëndet të përkeqësuar, kumtoi ANEB.
Ai udhëhiqte me ANEB nga dhjetori i vitit 2009.
Gjatë mandatit të tij, Amano e mbikëqyri nënshkrimin e marrëveshjes historike mes Iranit dhe gjashtë forcave të mëdha botërore- Britania e Madhe, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe SHBA-ja.
Në bazë të marrëveshjes, Republika Islamike u pajtua që të shtypë disa aspekte nga programi i tij bërthamor në këmbim të ndërprerjes së sanksioneve.