Teheran, 23 dhjetor – Irani sot prezantoi program për riinstalim të reaktorit të tij për ujë të rëndë Arak, me çka i theu kufizimet për aktivitet bërthamore të imponuara nga bashkësia ndërkombëtare, transmeton gazeta KOHA.
Mediat shtetërore iraniane publikuan se inxhinierët kanë kaluar në rrethin sekondar të Arakut, objekt i ndërtuar për prodhimin e ujit të rëndë, që shfrytëzohet për ngadalësimin e reaksioneve në thelbin e reaktorëve bërthamorë.
Shefi i Agjencisë iraniane për energji bërthamore, Ali Akbar Salehi, deklaroi në televizionin shtetëror se sot ka filluar ndërtimi i një pjese qendrore të reaktorit.
Teherani për një periudhë të shkurtër riaktivizoi pjesë të programit të saj bërthamor në shenjë proteste për shkak të tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja bërthamore që Irani e nënshkroi me forcat botërore në vitin 2015.(koha.mk)