Teheran, 7 korrik – Irani publikoi se programi për pasurimin e uraniumit tani do të kalojë kufizimin prej 3,6 për qind, siç ishin marrë vesh me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.
Irani kumtoi se pas skadimit të afatit të fundit të dhënë vendeve perëndimore që të përmbushen kërkesat e Iranit dhe të ndalohen sanksionet e SHBA-së kundër Iranit, Irani do ta rrisë pasurimin e uraniumit dhe do të vazhdojë t’i ulë detyrimet e tij nga marrëveshja çdo 60 ditë.
Siç theksoi Teherani, qëllimi ishte që ta shpëtojë marrëveshjen dhe se Teherani ka dhënë mjaftueshëm kohë për diplomaci.
Dera diplomatike është ende e hapur, por nevojiten iniciativa të reja, tha negociatori iranian Abas Araçi.