Teheran, 13 janar – Irani planifikon ta padisë presidentin amerikan, Donald Tramp për vrasjen e komandantit të njësisë speciale Kuds të Gardës Revolucionare Iraniane, kumtoi sot kryetari i Gjykatës Suprem të Iranit, Ebrahim Raisi, transmeton gazeta KOHA.
Raisi tha se përgjegjësit për këtë krim do të procesohen, transmetoi Tass, duke u thirrur nga agjencia Fars.
“Ne duhet ta emërojmë presidentin amerikan si të akuzuarin kryesor”, tha Raisi, duke shtuar se Tramp duhet të dënohet në nivel ndërkombëtar.
Tensionet në Lindjen e Mesme eskaluan pas sulmit ajror me drone amerikane në afërsi të aeroportit në Bagdad, më 3 janar, kur u vra Sulejmani. Në shenjë hakmarrjeje Irani me raketa i gjuajti dy baza amerikane në Irak.(koha.mk)