Teheran, 21 qershor – Autoritetet iraniane sot i mohuan pohimet se presidenti amerikan, Donald Tramp u ka dërguar mbrëmë me ndërmjetësimin e Omanit mesazh në të cilin i paralajmëron për sulm amerikan.
“SHBA-ja nuk ka dërguar kurrfarë mesazhi deri tek Irani me ndërmjetësimin e Omanit. Nuk është asgjë e vërtetë”, deklaroi Kejvan Horsavi zëdhënës i Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare.
Sipas Televizionit iranian, Hosravi ka reaguar ndaj informacionit prej dy mediave të huaja se me ndërmjetësimin e Omanit, Tramp i ka paralajmëruar se është duke u përgatitur sulm ndaj Iranit nëse Republika Islamike nuk pajtohet për negociata.(koha.mk)