Irani ka filluar të zbusë qëndrimet në lidhje me pjesëmarrjen e femrave në evenimente sportive. Pasi lejoi që femrat të jenë të pranishme në tribuna, tashmë edhe gjyqtaret kanë filluar të jenë aktive në sport. Gjyqtarja iraniane, Galareh Nazemi do të drejtojë finalen e një kompeticioni të futsallit të organizuar nga FIFA. Nazemi do të ndajë drejtësinë në finalen ku do të luajnë Japonia kundër Portugalisë, ndeshje kjo që zhvillohet në Buenos Aires.