Irani ka bërë të ditur se do të ndalojë hyrjen e qytetarëve amerikanë në këtë shtet, duke iu përgjigjur vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump që bëri të njejtën gjë me Iranin dhe me gjashtë shtete të tjera nga Lindja e Mesme dhe Afrika. “Vendimi SHBA’së për të ndaluar lëvizjen e këtyre shteteve myslimane, qoftë edhe për vetëm 90 ditë, është fyerje e qartë për botën islamike”, thuhet në vendimin e Iranit. Gjithashtu, iranianët kanë bërë të ditur se do ta mbajnë në fuqi këtë vendim. Derisa Trump të mos e heqë atë ndalesë.