Me datën 8 Maj të këtij muaji, presidenti amerikan, Donald Trump, lajmëroi se kishte kishte vendosur që ta tërheq SHBA’në nga marrëveshja bërthamore me Iranin.
Trump kishte paralajmëruar më herët se do të tërhiqet nga marrëveshja duke e cilësuar atë si qesharake e madje edhe të çmendur. Pas tërheqjes nga marrëveshja, ajo çfarë pasoi ishin kërcënimet e SHBA’ve për rikthimin e sanksioneve ndaj shtetit teokratik dhe totalitar, transmeton gazetametro.net
Sekretari i jashtëm i Shtetit, Pompeo, i ka bërë thirrje Iranit që të heq dorë nga programi i tyre bërthamor, ndryshe SHBA mund të vendos sanksionet më të mëdha ndonjëherë në histori, sipas fjalëve të Pompeo.
“Të gjitha vendet e botës dëshirojnë pavarësi në vendimet e miratuara të tyre. Amerikanët shumë herë ushtrojnë presion në disa vende duke imponuar rendin e tyre ditor, por logjika nuk e pranon tentimin që ata të vendosin në emër të mbarë botës”, tha Rouhani.
“Kush jeni ju të vendosni për Iranin dhe botën? Koha për deklarata të tilla ka kaluar”, shtoi predienti iranian. /gazetametro.net