Teheran, 6 nëntor – Irani sot i hodhi poshtë si “të papërgjegjshme dhe provokuese” akuzat nga Arabia Saudite se ai shtet është fajtor për sulm me raketë balistike nga Jemeni ndaj Riadit. Në kumtesë nga MPJ e Irnait ceket se akuzat janë “ofenduese, destruktive dhe provokuese”. Arabia Saudite sot e akuzoi Iranin për sulm me raketë balistike të kryengritësve shiitë jemenas ndaj kryeqytetit saudit Riad, duke i paralajmëruar se kjo mund të konsiderohet si “sulm ushtarak”. Këtë sot e kumtoi koalicioni i kryesuar nga Arabia Saudite i cili lufton kundër kryengritësve shiitë Huti he aleatëve të tyre në Jemen në anën e qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të atij shteti. Komanda e koalicionit thekson se Arabia Saudite “e ruan të drejtën t’i përgjigjet Iranit në moment adekuat dhe në mënyrë adekuate”. Irani i mbështetë kryengritësit Huti, por mohon se i armatosë.