Teheran, 13 janar – Marina iraniane sot filloi stërvitje dy ditore me raketa me arritje të shkurtër në Gjirin e Omanit. Stërvitja ushtarake mbahet në periudhën e tensioneve të rritura për shkak të programit bërthamor iranian.
Stërvitja ushtarake, e cila mbahet në Gjirin juglindor të Omanit, marrin pjesë dy anije të reja nga prodhimtaria iraniane Zereh për lancimin e raketave dhe anijen më të madhe ushtarake iraniane, bartës i helikopterëve Makran.
Presidenti amerikan Donald Tramp në vitin 2018 në mënyrë të njëanshme e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja për program bërthamor iranian, sipas të cilit Teherani ra dakord të kufizojë pasurimin e uraniumit në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike. Tramp përmendi programin e raketave balistike të Iranit si arsyen e tërheqjes.
Irani javën e kaluar ka mbajtur shumë stërvitje ushtarake. Garda revolucionare të shtunën mbajti paradë detare në Gjirin Persik, ndërsa një javë më parë Irani ka mbajtur stërvitje të madhe ushtarake me fluturake papilot.
Makran është anije logjistike që shërben si mbështetje të flotës mund të lundrojë për gati tre vjet pa ankorim ndërsa në të gjendet pajisje për grumbullim dhe përpunim të informacioneve.