Në gusht, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei miratoi një kërkesë gjyqësore për të ngritur gjykata të posaçme për t’u marrë me ata që dyshoheshin për kryerjen e krimeve financiare. Që atëherë, këto gjykata i kanë dënuar disa njerëz me vdekje në gjyqe që shpesh transmetohen drejtpërdrejt në televizionin shtetëror
Irani ka ekzekutuar një tregtar të monedhave të njohur si “Sulltani i parasë” për grumbullimin e rreth dy ton monedhave prej ari. Vahid Mazloumin dhe një anëtar tjetër i rrjetit të tij të tregtimit të monedhës morën dënimin me vdekje për “përhapjen e korrupsionit”. Sipas agjencisë së lajmeve të studentëve iranian, Mazloumin dhe bashkëpunëtorët kishin grumbulluar monedhat për të manipuluar çmimet. Grupi i të drejtave Amnesty International përshkroi ekzekutimet si “të tmerrshme” dhe një shkelje e së drejtës ndërkombëtare. “Përdorimi i dënimit me vdekje është i tmerrshëm në çdo rrethanë”, tha Amnesty në një deklaratë të mërkurën, duke shtuar se sipas ligjit ndërkombëtar “dënimi me vdekje është absolutisht i ndaluar për krime jo vdekjeprurëse, si korrupsioni financiar”.
Por si erdhën këto ekzekutime? Mazloumin u arrestua në korrik pasi akuzohej se kishte vepruar si spekulator dhe kishte grumbulluar monedha ari me qëllim manipulimin e çmimeve në tregun vendas. Në gusht, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei miratoi një kërkesë gjyqësore për të ngritur gjykata të posaçme për t’u marrë me ata që dyshoheshin për kryerjen e krimeve financiare. Që atëherë, këto gjykata i kanë dënuar disa njerëz me vdekje në gjyqe që shpesh transmetohen drejtpërdrejt në televizionin shtetëror. Njeriu i dytë i ekzekutuar, i cili gjithashtu u dënua për “përhapje korrupsioni”, ishte i lidhur me rrjetin e Mazloumin dhe thuhet se ishte përfshirë në shitjen e monedhave të arit, sipas Mizan, faqja zyrtare e gjyqësorit të Iranit. Të dy burrat u ekzekutuan duke u varur.
Por pse janë monedhat e arit në kërkesë të lartë në Iran? Kërkesa për monedha ari dhe dollarë amerikanë në Iran është rritur ndërkohë që monedha e vendit ka rënë në vlerë.
Në prag të raundit të fundit të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, riali (monedha vendase) ka rënë rreth 70% kundrejt dollarit amerikan, ndërsa monedhat e arit janë shtrenjtuar. Si rezultat, kriza në koston e jetesës ka parë demonstruesit të dalin në rrugë kundër korrupsionit. Sanksionet e ashpra të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit synojnë sektorët e naftës dhe financat e vendit. Irani është shumë i varur nga eksportet e naftës dhe sanksionet e ripërtërishme, nëse janë efektive, do të shkaktonin edhe më shumë dëmtime në ekonomi. Teherani po lufton paqëndrueshmërinë në tregjet e saj financiare që nga prilli, kur qeveria u përpoq të stabilizonte çmimet e monedhës duke futur një kurs të vetëm zyrtar të këmbimit të dollarit.