Ambasadori iranian në Kombet e Bashkuara, Maxhid Takhtaarvançi sot dërgoi letër deri tek kryetari i Këshillit për Siguri të KB-së në të cilën e paralajmëroi Izraelin të mos ndërmarrë “aventurë ushtarake” kundër programit bërthamor Iranian.
Letra e tij vijoi pasi shefi i diplomacisë izraelite Jair Lapid deklaroi se shteti hebraik e mban të drejtën të përdorë forcë kundër Iranit.
“Ne paralajmëruam në çdo vlerësim të gabuar dhe jemi kundër çdo aventure ushtarake të regjimit izraelit kundër Iranit dhe programit të tij bërthamor”, theksoi Takhtarvançi.
Ai shtoi se “në muajt e fundit numri I intensitetit të kërcënimeve provokuese dhe aventuristike nga regjimi izraelit vazhdimisht rritet deri në nivel alarmues” dhe bëri thirrje në përgjigje kundër Izraelit me qëllim që të përfundojnë kërcënimet.