Irani paralajmëroi dëbimin e inspektorëve bërthamorë të OKB-së, nëse SHBA-ja nuk i pezullon sanksionet deri më 21 shkurt.
Në nëntor të vitit të kaluar, Parlamenti iranian miratoi ligj me të cilin angazhohet Qeveria t’i ndërpresë inspeksionet në impiantet bërthamore iraniane nga Agjencia ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB)dhe të urdhërojë pasurimin e uraniumit mbi kufijtë e përcaktuar të marrëveshjes së Teheranit prej vitit 2015, nëse nuk lehtësohen sanksionet kundër Iranit.
“Ky ligj parasheh ne, nëse amerikanët i pezullojnë sanksionet financiare, bankare dhe të naftës deri më 21 shkurt, definitivisht t’i dëbojmë inspektorët e ANEB-it dhe t’i japim fund zbatimit vullnetar të dispozitave të protokollit”, tha deputeti Ahmad Amirabadi Farahani.
Autoritetet në Teheran të hënën e kaluar kumtuan se sërish kanë filluar me pasurimin e uraniumit prej 20 për qind në objektet e tyre nëntokësore, në këtë mënyrë duke e shkelur marrëveshjen bërthamore me forcat më të mëdha bërthamore dhe duke i komplikuar angazhimet e presidentit të sapozgjedhur Xho Bajden për ta kthyer Amerikën në marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore.