Policia e moralit të Iranit, e ngarkuar me zbatimin e kodeve të rrepta islame të veshjes, do të shpërbëhet, ka njoftuar prokurori i përgjithshëm i vendit. Mohammed Jafar Montazeri, fjalët e të cilit ende nuk janë konfirmuar nga zyrat e tjera qeveritare, e bëri të ditur lajmin në një konferencë fetare të dielën.
“Policia e moralit nuk kishte asnjë lidhje me drejtësinë dhe është e mbyllur aty ku është krijuar”, tha ai.
Protestat kundër kodeve të rrepta të veshjes për gratë u ndezën në Iran pasi 22-vjeçarja Mahsa Amini, e cila u arrestua nga policia morale e Iranit për dyshimin se kishte treguar flokët e saj, vdiq në paraburgim në mes të shtatorit. Policia e moralit ishte nën juridiksionin e Ministrisë së Brendshme, jo të drejtësisë.
Një ditë më parë, Montazeri tha në parlamentin iranian se ligji që kërkon që gratë të mbajnë hixhabin do të rishikohet gjithashtu. Nëse hiqet policia e moralit, nuk do të thotë se do të ndryshohet ky ligj prej disa dekadash.