Irani mund ta vendosë armatën amerikane në listën me terroristë nëse Uashingtoni e shpallë Gardën elitare republikane të Iranit organizatë terroriste.
Këtë sot e deklaroi kryesuesi me Komitetin për siguri nacionale të Parlamentit iranian, Heshmatollah Falahatpisheh.
“Nëse Garda republikane vendoset në listën amerikane të grupeve terroriste, ne armatën e atij vendi (SHBA-së) do ta vendosim në listën e zezë të terroristëve mu me Daeshin (Shtetin islamik)”, shkroi Falahatpisheh në Tuiter.
Pritet që SHBA-ja ta shpallin Gardën elite revolucionare si organizatë terroriste, deklaruan paraprakisht tre funksionarë anonimë amerikanë për disa agjenci botërore të cilët theksojnë se kjo është hera e parë që Uashingtoni zyrtarisht ta quajë armatën e një vendi grup terrorist.
Ceket se këtë vendim Departamenti amerikan i Shtetit do ta kumtojë të hënën. (koha.mk)