Autoritetet në Irak kanë deklaruar se janë duke mbajtur rreth 1,400 gra dhe fëmijë të militantëve të ISIS-it në një kamp, pasi forcat qeveritare dëbuan grupin xhihadist në një nga fortesat e tyre të fundit në Irak. Ata kanë theksuar se shumica e tyre janë nga Rusia, Turqia dhe Azia Qendrore, por ka edhe nga vendet evropiane. Një oficer i inteligjencës irakiane kanë theksuar se ata janë në proces të verifikimit të identitetit të tyre me vendet e origjinës, pasi shumica e grave nuk posedojnë dokumente origjinale. Ky konsiderohet të jetë grupi më i madh i të huajve që kanë lidhje me Shtetin Islamik dhe që po mbahen nga forcat irakiane, shkruan Reuters.