Bagdad, 20 nëntor – Iraku sot kreu sulme ajrore ndaj caqeve të “Shtetit islamik” terrorist në territorin e Sirisë fqinje. Dy ndërtesa me 40 luftëtarë dhe armatim janë shkatërruar, kumtoi armata irakiane.
Sulmet e kryera me aeroplanë-gjuajtës F-16 e shkatërruan ndërtesën ku pjesëtarët e grupit terrorist ruanin armë, me ç’rast janë vrarë 10 xhihadistë. Në sulmin e dytë është rrënuar ndërtesa me 30 luftëtarë të “Shtetit islamik” në të, shtohet në kumtesën e ushtrisë irakiane.