Bagdad, 25 shtator – Forcat e armatosura të Turqisë dhe Irakut filluan sot stërvitje ushtarake në kufirin e përbashkët. Të dy palët koordinojnë masa kundër rajonit autonom kurd në pjesën veriore të Irakut, si përgjigje të referendumit të sotëm për pavarësi. Armata turke që nga 18 shtatori zbaton manovra në rajonin e kufirit me Irakut.