Në qytetin irakian Sinxhar janë zbuluar 31 varreza masive nga të cilat janë zhvarrosur mbetjet mortore të 1.646 pjesëtarëve të pakicës etnike të jezidëve të cilët kanë qenë viktima të terroristëve të DEASH-it, raporton Anadolu Agency (AA). Shefi në qarkun Sinxhar të Mosulit, Mehma Halil ka thënë për AA se që nga çlirimi i këtij vendi nga terroristët e DEASH-it në nëntor të vitit 2015 deri më tani janë zbuluar 31 varreza masive me mbetje mortore nga viktimat e krimeve të mëdha të cilat terroristët i kanë kryer mbi pjesëtarët e grupit etnik lokal të jezidëve. “Deri më tani janë zhvarrosur mbetjet mortore të 1.646 personave, ndërsa zhvarrosja në më shumë lokalitete edhe më tej vazhdon. Ne jemi duke kërkuar të paktën 20 varre masive për të cilat kemi disa njohuri, por nuk dimë saktë vendndodhjen e tyre”, tha Halil. Terroristët e DEASH-it e kanë kontrolluar Sinxharin që nga gushti i vitit 2014 kur në nëntor 2015 këtë rajon e çliruan forcat e armatosura kurde Peshmerga në nga veriu i Irakut. Krizën në Sinxhar e kanë shfrytëzuar edhe pjesëtarët e organizatës terroriste PKK e cila që nga vera e vitit 2014 vepron në atë rajon në shumë kampe të sapohapura në malin Sinxhar.