Në shpërthimin vetëvrasës në qendër të kryeqytetit të Irakut, Bagdad, humbën jetën 28 persona ndërsa 73 të tjerë u plagosën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Komanda e Operacioneve në Bagdad të lidhur me Qeverinë e Irakut thuhet se një shpërthim ka ndodhur në sheshin Tayaran si pasojë e një sulmi vetëvrasës.
Agjencia zyrtare e lajmeve të Irakut, njoftoi se në shpërthim humbën jetën 28 persona dhe 73 të tjerë u plagosën.
Autorësia e sulmit ende nuk është marrë përsipër nga asnjë grup.