Siç duket nuk do të ketë shumë pak befasi me iPhonët e sivjetshëm të kompanisë Apple. Sipas raportit më të fundit të sajtit 9to5Mac, do t’i shohim përsëri tri modele të iPhone dhe do t’i kemi përsëri portet Lightning. Edhe pse çdo vit shfaqen thashethemet se Apple do të kalojë në USB Type-C, këtë vit ato ishin shumë më konkrete sidomos pasi që Apple në tabletët e vet të sivjetshëm iPad Pro kaloi në portin USB Type-C, raporton 9to5mac.
Modelet e reja “iPhone 11” do ta përdorin edhe funksionin e ri Taptic Engine, i cili paraqet një lloj zëvendësimi për 3D Touch, shkruan KOHA Ditore. Nuk ka shumë detaje, por funksioni mund të jetë dizajnuar për të punuar me Haptic Touch, i cili vjen në versionin e softuerit iOS 13.
Pritet që do të ekzistojnë tri kamera në pjesën e pasme të dy iPhonëve të sivjetshëm, ndërsa sensori i tretë do të jetë këndgjerë. Renderët e mëparshëm dhe fotot e rrjedhura e kanë treguar një modul katror, në të cilin do të vendosen kamerat. Telefonat gjithashtu do ta kenë funksionin e quajtur Smart Frame, i cili gjithashtu do ta përfshijë sipërfaqen rreth fotos në mënyrë që përdoruesi të ketë më shumë hapësirë për procesimin e fotografive. Kamera e përparme do të ketë mbështetje për slo-mo mode 120 fps për xhirim të videove.Një nga gjërat që nuk përmendet në raport është se çfarë lloj kamerash do t’i ketë pasardhësi i modelit iPhone XR. Apple do t’i prezantojë iPhonët e rinj në fillim të shtatorit.