Një version i ri i Iphone X është hedhur në treg nga Apple. Dizajnerët kanë krijuar celularin ‘Lux iPhone X Ingot’, që ka 250 gr ari, por që kushton rreth 70.000 euro. Kompania me bazë në Los Anxhelos ‘Brikk’ ka lëshuar disa produkte të reja luksoze, si kufje, rrip prej ari, në ueb-faqen e saj pas eventit të Apple javën e kaluar.