Një grua, e cila ishte pjesë e festivalit të muzikës në Las Vegas kur Steven Paddock kishte nisur të shtie nga dhoma e hotelit, ka zbuluar se iPhone i saj ia kishte shpëtuar jetën. Ajo ia kishte treguar telefonin taksistit, i cili e kishte dërguar për në shtëpi pas sulmit dhe më vonë shpërndau fotografinë në rrjetet shoqërore, transmeton KP. Siç thotë, kur e kishte shikuar telefonin e saj, ishte tmerruar, pasi kishte kuptuar se vetëm për disa milimetra kishte shpëtuar pa përfunduar plumbi në trupin e saj. Në festivalin e muzikës në Las Vegas janë vrarë 59 persona dhe 527 të tjerë janë plagosur.