Një 20-vjeçar i shpëtoi vdekjes falë telefonit të tij celular, që u ndodh në vendin e duhur në momentin e duhur. Daniel Lockley po priste dru në bahçen e tij me sharrë me korrent kur humbi kontrollin e saj. Mjeti ra mbi këmbën e tij duke e prerë, por fatmirësisht maja e sharrë preku fillimisht iPhone që kishte në xhep. 20-vjeçari, për fatin e tij të mirë përfundoi vetëm i lënduar nga ky incident. Daniel, nga Leeds tha se nëse nuk do të kishte qenë për telefonin, që mori goditjen e parë, me gjasë do të kishte vdekur. “Mjekëve iu desh që të më bënin 12 qepje”, tha i riu për “The Sun”, ndërsa shtoi: “Këmba ishte mbuluar nga gjaku. Mjekët më thanë se isha njeri me fat, pasi për pak do më kishte prerë arterien në këmbë”. Si për habi, pavarësisht se i dëmtuar, telefoni i të riun është ende në gjendje pune.
iPhone i shpëton jetën 20-vjeçarit (FOTO)
Leave a comment