iPhone 8 po flitet nga të gjithë se do të jetë një përmirësim i madh i iPhone, pas një skeme të njëjtë dizajni të celularit prej tre vitesh. Një nga veçoritë shtesë që iPhone 7 mori ishte edhe shtimi i qëndrueshmërisë ndaj ujit. Së bashku me një dizajn të ri dhe ekran krejt tjetër, iPhone i ri do të jetë më i mirë se ky 7 edhe në termat e qëndrueshmërisë ndaj ujit, raporton Korea Herald. Faqja pretendon se iPhone 8 do të ketë një vlerësim prej IP68 për qëndrueshmëri ndaj ujit dhe pluhurit. Kjo nënkupton se celulari do të mund të funksiononte në mënyrë të përkryer deri në 30 minuta nën ujë.