Apple do ta prezantojë iOS 13 në konferencën e vet vjetore për developerë në qershor, ndërsa tani janë paraqitur informatat për atë se çfarë mund të pritet në softuerin e ri, raporton GSMArena.
Fillimisht, pajisjet iPhone dhe iPad do të kenë Dark Mode në nivelin e sistemit, i cili mund të aktivizohet në konfigurime. Gjithashtu, aplikacionet e iPad që punojnë në pajisjet Mac nëpërmjet Marzipanit do të jenë në gjendje të përfitojnë nga Dark Mode në të dy sistemet.
Do të ekzistojë një numër i madh ndryshimesh të iOS 13 që janë specifike për iPad, dhe kjo e përfshin aftësinë për të hapur dritare të shumëfishta. Secila prej dritareve do të përmbajë fletë që janë të ngjitura për një pjesë specifike të ekranit, por mund të shkëputen duke u veshur, pas së cilës bëhen karta që mund të zhvendosen. Kartat e mbështesin grumbullimin dhe karakteristika të tjera.
iOS 13 do të ketë gjestikulacione standarde “undo”. Është e mundur të “swaponi” me tre gishta në zonën e tastierës – majtas për undo dhe redo. Për t’i bërë përdoruesit të vetëdijshëm se ekziston funksioni, do të paraqitet një tutorial kur tastiera përdoret për herë të parë pas azhurnimit.
Aplikacioni për email do t’i organizojë mesazhet në kategori (si marketingu, blerjet, udhëtimet, etj.) dhe të gjitha do të mund të kërkohen. Aplikacionet e bazuara në dokumentet eksterne do t’i marrin më lehtë veglat për kolaborim, ngjashëm me atë që është në dispozicion në aplikacionet Apple Pages, Numbers dhe Keynote, shkruan KOHA Ditore.
Do të ekzistojnë disa veçori specifike për përdorim nga ana e developerëve, ndërsa më shumë detaje zyrtare priten më 3 qershor.