Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) njoftoi se 51 emigrantë afrikanë kanë vdekur pasi paraprakisht trafikantët të cilët i kanë bartur me gomone i kanë hedhur në det, në rajonin e Jemenit. Në njoftimin e organizatës bëhet e ditur se trafikantët e qenieve njerëzore kanë hedhur në det gomonen me gjithsej 120 emigrantë nga Somalia dhe Etiopia.
Mesatarja e moshës së emigrantëve të vdekur është 16 vjeçare. Zyrtari i IOM-it, për Jemenin, Laurent de Boec, tha se emigrantët të cilit kishin arritur të dalin në breg, kanë rrëfyer se ata ishin hedhur në det, pasi trafikantët kanë parë zyrtarët e shtetit në brigjet për ku po lundronin gomonet. Boec pret që trafikantët të cilët janë kthyer në Somali të sjellin në Jemen akoma më shumë emigrantë. Të dhënat e IOM-it flasin se këtë vit nga Somalia në Jemen kanë ardhur 55.000 emigranatë.